Futboll Sport

FITORJA E LIGËS SË KOMBEVE/ Dhurata tepër e shtrenjtë e Ronaldos për shokët e skuadrës

Cristiano Ronaldo ka surprizuar shokët e tij të ekipit kombëtar të Portugalisë me një dhuratë luksoze pas fitores së tyre në Ligën e Kombeve ndaj Spanjës, fituar me penallti në finale.

Ylli portugez, i cili luan për Al-Nasr, ka porositur ekskluzivisht 35 orë koleksionuese nga kompania prestigjioze e orëve Jacob & Co, për t’ua dhuruar futbollistëve dhe stafit teknik. Çdo orë ka stemën portugeze në qendër, trofeun e Ligës së Kombeve në anën e djathtë dhe mbishkrimin “Kampionët 2025” në të majtë.

Orët janë gjithashtu të personalizuara: secila ka numrin e vet dhe emrin e secilit nga 27 futbollistët që trajneri Roberto Martinez kishte grumbulluar për finalen. Ronaldo nuk e harroi as shokun e ndjerë të ekipit, Diogo Zota, i cili vdiq në një aksident me makinë një muaj pas thirrjes në kombëtare; një orë tjetër është dërguar për familjen e tij.

Sipas vlerësimeve bazuar në çmimet e mëparshme të Jacob & Co, secila orë kushton rreth 69,000 dollarë pa diamante, që do të thotë se Ronaldo ka shpenzuar rreth 2.4 milionë dollarë për të gjithë dhuratën e ekipit.Veprimi i Ronaldo-s tregon jo vetëm pasionin dhe mirënjohjen për shokët e tij të ekipit, por edhe stilin luksoz që e karakterizon jashtë fushës.

Related posts

Mbrojtja “tradhton” Panuccin/ Izraeli mposht Shqipërinë me pragmatizëm

Isa.Autor

“SA SHKELA UNË NË STADIUM…”/ Moderatorja zbulon prapaskenat: Arsyeja e formës së Tiranës jam unë!

Delo.autor

LIVE/ Ka startuar sfida mes Laçit dhe Skënderbeut

Delo.autor

Leave a Comment