Të tjera

Rrëzimi i frikshëm i Mark Cavendish në garën e Milano Sanremo

Mark Cavendish u përfshi në një aksident të frikshëm ditën e sotme gjatë garës së “Milano Sanremo”. Britaniku u përplas me një trafik ndarëset teksa po garonte, të cilën e pati të pamundur ta shmangte. Rrëzimi ishte me të vërtetë i frikshëm me çiklistin që fluturoi nga biçikleta e tij për të rënë me kurriz në rrugë. Por fatmirësisht 32-vjeçari arriti të shmangte ndonjë dëmtim tepër serioz. Gjithsesi Cavendish pësoi një tjetër frakturë në brinjë pasi përjetoi të njëjtin fat si në garën e “Tirreno-Adriatico”. Skuadra e Dimension Data for Qhubeka përmes një komunikate për shtyp bëri të ditur se “fatmirësisht Cavendish nuk ka pësuar dëmtime serioze, duke parë aksidentin e tij 10 km para finishit të Milan-Sanremo. Duke parë edhe testet e detajuara mjekësore, bëjmë me dije se janë shmangur dëmtimet serioze.” /EDS/

Related posts

Yates sukses i dyfishtë, fiton etapën e 11-të dhe konsolidon kreun e Xhiros

Sadik.Autor

NBA/ Boston fiton ndaj Torontos, Irving shkëlqen

Isa.Autor

ZYRTARE/ Erkand Qerimaj jep lajmin e madh, do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios

Delo.autor

Leave a Comment