Futboll

I ka bindur të gjithë, Interi kërkon blerjen e Cancelos

Me paraqitjet e tij në fushë në 3 muajt e fundit në krahun e djathtë të mbrojtjes, Joao Cancelo ka fituar zemrat e tifozëve dhe drejtuesve të Interit.

Portugezi i ka bindur të gjithë në kampin zikaltër me formën e tij dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Interi po mundohet të gjejë fondet e nevojshme për të blerë kartonin e Cancelos nga Valencia. 23-vjeçari luzitan u transferua gjatë verës së kaluar nga Los Che te zikaltrit në formë huazimi me të drejtë blerjeje për shifrën e 35 milionë eurove nga Interi.

Për të siguruar të ardhurat për të blerë kartonin e Cancelos, Ausilio dhe Sabattini synojnë të shesin Kondogbian te Valencia për 25 milionë euro, Nagatomon te Galatasaray  dhe Bardin te Frosinone, largime këto që do të sillnin në arkat e Interit 35 milionë euro.

Related posts

TIFOZËT E INTERIT “ZAPTOJNË” STADIUMIN/ 55 mijë bileta të shitura për derbin e Italisë

Delo.autor

TANI NUK KA GJOBA, KA PËRJASHTIME! Idrizi TËRBOHET pas Byllysit dhe e kap skemën e Sadedinit

Delo.autor

REFUZOI POSTIN E DREJTORIT SPORTIV TEK BARCELONA/ Rrëfehet Carles Puyol: Falënderoj klubin, por…

Delo.autor

Leave a Comment