Futboll

Simeone: Ronaldo? Jo, kjo ka qenë roveshiata më e bukur

Goli me roveshiatë i Cristiano Ronaldo ndaj Juventus ka bërë xhiron e botës. Portugezi ka thënë se ka qenë goli më i bukur i karrierës së tij dhe është përkufizuar si një nga më të bukurit e të gjitha kohërave nga shtypi sportiv ndërkombëtar.

Por, ndoshta, për shkak të rivalitetit të madh me “Los Blancos”, Diego Simeone ka thënë se Enzo Francescoli, legjendë e futbollit uruguaian, ka shënuar një gol më të bukur me roveshiatë se ai i Ronaldo-s.

Në prag të ndeshjes së Europa League me Sporting-un, trajneri argjentinas ka zhvilluar një bashkëbisedim të bukur me një gazetar që e ka pyetur për golin e Ronaldo-s: “Më i bukuri i të gjitha kohërave? Kam parë shumë gola të bukur, mbaj mend një të Francescoli-t me River-in, e ke parë?”.

Gazetari i është përgjigjur duke thënë se atë gol nuk e mbante mend sepse ishte akoma fëmijë dhe Simeone i është kundërpërgjigjur: “Shikoje, mbaj mend emrin: Francesscoli. Ndeshja ka qenë River kundër Polonisë, u mbyll 5-4 në Mar del Plata.

Shikoje, një gol i çmendur”. Por gazetari nuk është dorëzuar: “Më i bukur se ai i Ronaldo-s?” dhe “Cholo” ka mbyllur diskutimin duke thënë: Shikoje dhe më pas flasim. Nëse nuk e di se për çfarë po flas, nuk mund të diskutojmë”.

Related posts

ZYRTARE/ Premier merr vendimin, ja numri që do të mbajë Ronaldo tek Manchester United…

Delo.autor

TOKIO 2020/ Nis Olimpiada, 204 shtete në betejë për medaljet

Delo.autor

Pas afrimit të bujshëm, tek Arsenali nisin rinovimet

Q.Autor

Leave a Comment