Në prag të sfidave të ndeshjeve “play-off”, trajneri Sylvinho dhe stafi i tij janë për të parët dhe se çfarë gjendje janë legjionarët kuqezi. Lajm i shkëlqyer është rikthimi në formë të Mario Mitajt. Anësori kuqezi ishte protagonist për ekipin e Al-Ittihad në Kupë.
Mitaj u aktivizua për 120 minuta të plota, ndërsa ekzekutoi në mënyrë të përsosur edhe një penallti që për fat të keq nuk i shërbeu ekipit të tij për të kaluar më tej. Pas ndeshjeve, Mitaj u vlerësua nga “Sofa Score” me notën 7,7.
Ndërkohë, nuk është në kushte perfekte, kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi nuk u stërvit rregullisht me pjesën tjetër të Atalantës, ndërsa përballë Bayern Munich qëndroi në stol për 90-minuta.
Gjendja e tij do të monitorohet në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të zbres në fushë këtë fundjavë për takimin kundër Verona-s.
