Futboll

Borusia Dortmund ‘hap ankandin’ për trajner

Të zhgënjyer nga ky sezon dhe larg objektivave të fillim vitit, drejtuesit e Borussia Dortmund mendojnë për të siguruar një trajner me eksperiencë për sezonin e ardhshëm.

Alternativat për verdhezinjtë nuk mungojnë, të cilët pasi kanë shprehur pëlqimin për trajnerin e Interit, Luciano Spalletti, sipas mediave gjeramane, po vëzhgojnë nga afër edhe Lucien Favre të Nice dhe David Wagner që drejton Huddersfield Town.

Gjithsesi deri në fund të sezonit, klubi nga “Westfalenstadion” ka kohë të vendosë për pasuesin e Peter Stoger. Ky i fundit e humbi besimin e drejtuesve dhe në këtë pikë ndikoi shumë eliminimi nga Europa League, ndonëse përballë ishte një ekip modest si Salzburgu.

Related posts

Kupa e Ligës/ PSG mposht Monaco-n dhe ngre trofeun e parë të sezonit

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 13 minutash lojë, Jota ndëshkon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Bale te Liverpool, zbulohet prapaskena e merkatos

Sadik.Autor

Leave a Comment