Ernest Muçi është dëshirë e Eintraht Frankfurt. Madje klubi gjerman mund të investojë deri në 15 milionë euro, nëse Muçi do të jetë i hapur për largimin nga Trabzonspor.
Interesi i klubit të Bundesligës qëndron, pasi lëvizja e fundit me CEO-n dhe drejtorin sportiv bën që gjithçka të mbetet e hapur. Markus Kroshe si CEO dhe Timo Hardung në rolin e drejtorit sportiv, nuk janë lejuar që të transferohen te Milani.
Dyshja që punon për Frankfurtin do të mbetet në klubin gjerman. Kjo është një arsye e fortë, përse mund të vazhdojnë tratativat për Muçin.
Trabzonspori ka shpenzuar 9,5 miliionë euro në total për ta blerë nga Beshiktashi. Dhe nëse do të shitet, shifra padyshim që do të jetë rekord për Muçin.
