Futboll Sport

SINJAL I MIRË PËR “PANZERAT”? Gjermani-Paraguaji do të gjykohet nga një mik i vjetër

Kombëtarja gjermane do të përballet sërish me gjyqtarin Jalal Jajed në Kupën e Botës. Gjyqtari maroken do të ndaj drejtësinë në ndeshjen e fazës së 1/32 mes Gjermanisë dhe Paraguait të hënën (ora 22:30) në stadiumin e Bostonit në Foksborouh.

Kjo u bë e ditur nga FIFA. 39 vjeçari kishte drejtuar edhe ndeshjen hapëse të Gjermanisë më 14 qershor, fitoren 7–1 ndaj debutuesit të Kupës së Botës, Kurasao, në Hjuston. Jajed do të asistohet sërish në vijat anësore nga bashkëkombësit e tij Zakaria Brinsi dhe Mostafa Akarkad.

Gjyqtari i katërt është Ma Ning nga Kina. Për Jajed, kjo është tashmë ndeshja e tretë në këtë Kupë Bote. Pas fitores së thellë të Gjermanisë, marokeni ka gjykuar edhe fitoren 5–0 të Portugalisë ndaj debutuesit Uzbekistan, ndeshje në të cilën Kristiano Ronaldo shënoi dy gola.

Related posts

Taulant Seferi: Endrra ime është që të thirrem nga Panucci sa më shpejt (VIDEO)

Sadik.Autor

Milwaukee mposht Boston, fituesi përcaktohet në takimin e shtatë

Sadik.Autor

Yerri Mina: Dua të transferohem te Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment