Futboll Sport

ELSEID HYSAJ QËNDRON NË SERIE A/ Leçe nis bisedimet me mbrojtësin kuqezi

Elseid Hysaj është lojtar i lirë që pas largimit nga Lacio, eksperienca e tij e tretë në kampionatin elitar italian, pas Empolit dhe Napolit. Në horizont duket një tjetër aventurë në Serinë A për mbrojtësin kuqezi.

Leçe, sipas shtypit sportiv italian, ka nisur kontaktet me 32-vjeçarin shkodran. “Sky Sport” bën me dije se ka pasur bisedime mes palëve për një akord të mundshëm dhe firmosjen e një kontrate.

Klubi i Leçes duket se i pëlqen futbollistët shqiptarë. Aktualisht ka në skuadër mesfushorin Medon Berisha, ndërsa vetëm pak ditë më parë u largua mesfushori tjetër Ylber Ramadani, i cili ka kaluar në Turqi.

Hysaj e njeh shumë mirë kampionatin italian dhe do t’i shërbente Leçes me eksperiencën e tij të gjatë. Nëse ai do të vazhdojë të luajë në këtë nivel, do të jetë mirë edhe për Kombëtaren shqiptare.

Related posts

Panik për rivalët, Valverde do të ketë një sulm të frikshëm për sezonin e ri

Sadik.Autor

GJITHMONË AI, VETËM AI/ Interi përsëri në AVANTAZH, shënon “njeriu gol” (VIDEO)

Isa.Autor

Makina e sigurisë makthi i Mercedes: Kemi dy humbur 2 gara prej saj

Sadik.Autor

Leave a Comment