Futboll Sport

ASLLANIT I ËSHTË BËRË FIKSIM/ Dortmundi nuk heq dorë nga sulmuesi

Në korrik, qarkulluan zëra se Dortmundi ishte pranë transferimit të Fisnik Asllanit nga Hofenhajm. Në fund, garën për sulmuesin e fitoi Lajpcig, por më pas klubi nga Saksonia ngriti “shqetësime mjekësore” dhe marrëveshja dështoi.

24 vjeçari, sipas njoftimit të klubit, do të qëndroj, por raportohet se BVB nuk e ka humbur interesimin për të. Fisnik Asllani mbetet një alternativë për Dortmundin. Sipas raportimeve, Dortmundi vazhdon ta ketë në radar kosovarin. Çështja mund të marrë sërish zhvillim përpara mbylljes së merkatos së verës, më 1 shtator në orën 20:00.

Forca shtytëse pas interesimit të pretenduar të Dortmundit thuhet se është drejtori sportiv Ole Buk, i cili e njeh Asllanin nga koha kur të dy ishin së bashku te Elversberg dhe raportohet se është një “adhurues” i sulmuesit.

Related posts

FSHF bën pazar me biletat e Skoci-Shqipëri/ “Ofertë” 6400 lekë kur bileta bën…

Isa.Autor

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 34 vjeçare ish-lojtari i Superiores…

Delo.autor

NGA STADIUMET, TEK FORMATI I BOTËRORIT 2026/ Turne historik në tre vende, ja shpërblimet për ekipet

F.autor

Leave a Comment