Futboll

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është bërë pjesë e historisë së kampionatit italian, Serie A

Bomberi argjentinas është bërë lojtari i gjashtë më i ri që arrin shifrën e 100 golave në Serie A.

Me het-trikun e realizuar në pjesë të parë brenda 14 minutave kundër Sampdorias të dielën, Icardi arriti kuotën e 102 golave në kampionatin elitar italian në moshën 25-vjeçare e 27 ditë.

Në pjesë të dy, Icardi shënoi edhe një herë para se të zëvendësohej me Eder rreth 30 minuta para fundit të ndeshjes.

Lojtari më i ri që e ka arritur 100 goleshin në Serie A është legjenda e Interit, Giuseppe Meazza, kur kishte 23 vjet e 32 ditë.

View image on Twitter
 

Related posts

2 TË VERDHË BRENDA NJË AKSIONI NË Seria A/ shikoni kartonin e kuq që po çmend Italinë (VIDEO)

F.autor

BEFASOHET FUTBOLLI ITALIAN/ Policia kontrollon selinë e klubit të njohur. Ja reagimi i presidentit…

Delo.autor

ZYRTARE/ Lë Napolin për milionat, Insigne firmos me skuadrën përtej oqeanit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment