Futboll

Juventusi në telashe, Chiellini në dyshim për Madridin

Përveç Benatias dhe Pjanicit, që do të mungojnë kundër Realit për shkak të kartonëve, në dyshim është edhe Chiellini.
Mbrojtësi italian i “Zonjës së Vjetër”, Giorgio Chiellini, raportohet se është në dyshim për ndeshjen e parë që Juventusi e zhvillon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Sipas “Tuttosport”, Chiellini ka pësuar tërheqje muskulore të shtunën kundër SPAL dhe lëndimi është më i rëndë se që u mendua në fillim andaj 33 vjeçari mund ta humbasë sfidën e parë me Realin, ashtu si Medhi Benatia dhe Miralem Pjanic, këta dy të fundit do të mungojnë për shkak të kartonëve.

Ndeshja e parë mes Juves e Realit zhvillohet me 3 prill në Torino ndërsa ajo kthyese me 11 prill në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

PO MAHNIT/ LAUTARO komenton golin e ÇMENDUR: E shpika, sepse ishte mënyra e vetme…

Isa.Autor

ÇUDI/ Mposhtën Flamurtarin, 3 nga të burgosurit e Fierit “me eksperiencë” në futboll

Isa.Autor

REALIZOI NJË “MAGJI” NGA DISTANCA NDAJ KOSOVËS/ Isak: Ky ishte goli më i bukur me kombëtare

Delo.autor

Leave a Comment