Futboll Ligue 1

Drejtori sportiv i PSG-së: Nuk është mirë për Ronaldon që Real Madridi po flet për Neymarin

Drejtori Sportiv i Paris Saint-Germain, Antero Henrique, ka insistuar se Real Madridi nuk është dashur të fliste për Neymarin, për shkak se, siç thotë ai, kjo nuk është aspak mirë për Cristiano Ronaldon.

“Të flasësh për një lojtar nga një klub tjetër pikërisht në ditën kur Cristiano Ronaldo e mori Topin e Artë, nuk është aspak mirë për Ronaldon”, ka thënë Henrique.

Në fillim të këtij muaji, më saktë në ditën që Ronaldo e fitoi Topin e Artë për herë të pestë në karrierë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perezi, foli për yllin brazilian, duke thënë se Neymar do të kishte më shumë gjasa për ta fituar çmimin më prestigjioz individual nëse do të luante në “Santiago Bernabeu”, transmeton Express.

“Duke qenë lojtar i Real Madridit, do të ishte më e lehtë ta fitojë Topin e Artë”, pati thënë Perez.

Por, Henrique nuk beson se Perez është dashur ta bënte një gjë të tillë.

Madje ai është i bindur se Neymar është i lumtur në Francë.

“Neymar është i lumtur. Ai e do klubin dhe po bën mirë këtu. Nuk janë në pyetje paratë, por qëndrueshmëria”, ka thënë Henrique.

Related posts

Lazio i do 100 milionë euro për Milinkovic-Savic, e lë Juventusin jashtë gare

Q.Autor

KUPA/ Grupi A: Menjëherë në avantazh, Besëlidhja dhe Skënderbeu gjejnë rrugën e rrjetës

Isa.Autor

U TRANSFERUA KËTË VERË/ Debutimi i Sergio Ramos tek PSG po vonon, tifozët ngrenë dyshimet e para

Delo.autor

Leave a Comment