Futboll

Marcelo Brozovic sherr në Kroaci, kërcënon fotografin

Pasi ka regjistruar dy performanca shumë pozitiv kundër Napolit dhe Sampdorias, që e kanë promovuar në strukturat e mesfushës zikaltër, Marcelo Brozovic ishte protagonist në një debat ndaj një fotografi, përpara se të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me përfaqësuesen kroate, për miqësoret ndaj Meksikës dhe Perusë.

Imazh i ngjashëm

Sipas asaj që raporton ‘Sportske Novosti’, mesfushori kroat, pas shkrepjes së fotos së rradhës, mësohet të ketë kërcënuar fotografin: “Më bëj edhe një foto tjetër dhe do të të flakaroj jashtë aeroportit”. Një situatë e nxehtë dhe kaotike kjo e qetësuar më pas vetëm me ndërhyrjen e trajnerit të Kroacisë, Zlatko Dalic: “Jemi të gjithë disi të nervozuar në mëngjes”.

Related posts

Merkato dhe miliona, ja pesë dështimet e Milanit këtë sezon

Q.Autor

PLAS TEK MAN UNITED/ Vëllai i POGBAS sulmon trajnerin: Është I PAAFTË…

Isa.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Sulmuesi i njohur telefonon Barcelonën dhe i vetëofrohet

Delo.autor

Leave a Comment