Futboll

Lyoni rrezikon përjashtimin nga kompeticionet europiane

Olimpique Lyon, rrezikon përjashtimin për një vit nga kompeticionet europiane. UEFA hapi një procedim të ri disiplinor në drejtim të skuadrës franceze pas incidenteve që shkaktuar tifozët e saj, duke u përplasur policisinë, para ndeshjes së kthimit të 1/8 të Europa League mes formacionit francez dhe CSKA-së së Moskës.

Gjatë përplasjeve mbetën të plagosur disa agjentë të policisë, që u dërguan më pas në spital. Gjithçka ka ndodhur pasi Lyoni mbahej nën vëzhgim, pasi ishte dënuar me kusht nga konfederata europiane për akte të ngjashme që i kishin paraprirë ndeshjes së prillit të kaluar mes 7-herë kampionëve të Francës dhe Beshiktashit.

Për rastin e fundit, mbi të cilin do të merret një vendim që do të bëhet publik deri në datën 31 maj, procedohet edhe për sjellje raciste të tifozërisë së Lyonit, ndërsa burime brenda UEFA-s bënë të ditur se ekziston rreziku konkret që skuadra franceze të përjashtohet për një vit nga kompeticionet europiane.

Related posts

SERGIO RAMOS POSTOI NJË FOTO ME BENZEMA NË RRJETET SOCIALE/ Modric bën “Trolling”: Ku e ke parkuar kalin?

Delo.autor

Allegri shuan dyshimet: Ronaldo në fushë nga minuta e parë

Delo.autor

INTERI NDEZ FISHEKZJARRET/ MODRIC dëshiron vetëm klubin ZIKALTËR

Isa.Autor

Leave a Comment