Futboll

Traineri Danimarkës: Eriksen është shumë më i mirë se Modric

Trajneri i Kombëtares se Danimarkës Age Hareide, ka thënë se Christian Eriksen është lojtarë shumë më i mirë se Luka Modric

“Eriksen është shumë më i mirë se Modric, ai do të ishte një yll në Real apo në Barcelonë”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp në Danimarkë.

Ai beson se mesfushori i Spurs është shumë i mirë dhe se beson se në të ardhmen ai do të jetë lojtarë i Realit apo i Barcelonës.

Eriksen ka pasur një sezonë shumë të mirë me Spurs dhe kishte dominuar mesfushën kundër Juventusit dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

26 vjeçari deri me tani ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 10 asiste në të gjitha garat, duke qenë lojtari kyç që pse Spurs janë në vendin e katër në Premier Ligë dhe kanë kaluar në gjysmëfinale të FA Cup.

“Mendojë që ai mund të luaj ku të dëshiron”, I ka thënë ai Ritzua. “Jepjani topin mandej topi do të flet vetvetiu. Christian është një tip që bëhet çdo vit më i mirë kudo që luan”.

Related posts

Fyeu lojtarët e Shkëndijës, klubi kuqezi i përgjigjet ‘dhembë për dhëmbë’ federatës maqedonas

Sadik.Autor

SWANSEA-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” barazojnë shifrat, shënon Aguero nga pika e bardhë

Delo.autor

“Nuk pendohem që zgjodha Italinë, hakmerrem ndaj Higuainit”, ndizet sfida ndaj Argjentinës

Sadik.Autor

Leave a Comment