Të tjera

Zbulohet pasardhësi i Bolt, në moshën 20-vjeçare është më i shpejtë se xhamajkani

Usain Bolt duket se ka gjetur pasardhësin e tij. Është 20 vjeç dhe quhet Clarence Munyai. Atleti nga Afrika e Jugut ka befasuar të gjithë në garën e 200 metrave, duke dhënë kohën 19”69, rezultat që nuk e ka arritur askush më parë në këtë moshë, madje as vetë legjenda Bolt. Kjo kohë fantastike është dhënë nga Munyai në një turne të zhvilluar më 16 mars në Pretoria.

Clarence Munyai, atleti nga Afrika e Jugut

Ajo që befason më shumë është se afrikano-jugori nuk është një atlet shtatlartë, përkundrazi, është 1.70 metra i gjatë dhe peshon 65kg. Koha 19”69 e dhënë prej tij ka zbritur nga lista e “top-10” kohëve më të shpejta në garën e 200 metrave një ikonë të sportit të atletikës botërore, italianin Pietro Menea. Rekordi i botës në 200 metra ëhstë 19”19 dhe mbahet nga Usain Bolt.

Related posts

BOTËRORI I PESHËNGRITJES/ Briken Calja kalon me sukses dy provat e para, por ja çfarë i ndodh

Isa.Autor

AKSIDENTI I RËNDË QË PËSOI ME MAKINË PAK DITË MË PARË/ Çudit legjenda e golfit: Nuk mbaj mend asgjë

Delo.autor

ATLETIKË/ Izmir Smajlaj konfirmon formën e shkëlqyer, rekord kombëtar në Ditën e Kërcimeve

Delo.autor

Leave a Comment