Futboll Premier League

Yjet e Arsenalit të nervozuar me qëndrimin e Sanchezit, ka tensione brenda klubit

Lojtarët yje të Arsenalit janë të ngopur me dëshirën e vjetër për largim të shokut të tyre të skuadrës Alexis Sanchez.

Sanchez është në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe disa herë ka bërë të qartë se nuk dëshiron rinovimin, por largimin nga Emirates.

Sipas burimeve të mediumit The Sun brenda Arsenalit. disa nga lojtarët e mëdhenj të Arsenalit janë përfshirë në rreshtimin kundër Sanchezit, pasi frustrimet janë rritur për të ardhmen e tij.

“Ka pasur një tension në rritje midis disa lojtarëve dhe Sanchez”, ka thënë fillimisht një burim brenda Emirates.

 “Ata janë të shqetësuar për qëndrimin e tij rreth klubit. Kjo ndodh në terren të trajnimit dhe në dhomën e veshjeve”.

“Ai qartë dëshiron largimin nga klubi dhe të tjerët mendojnë se po bën më shumë keq se sa mirë”, përfundon burimi i The Sun brenda Arsenalit.

Sanchezit iu shfaq mundësia për një kalim të madh në Kinë me Hebei China Fortune, por e bëri të qartë se ai dëshiron të bashkohet me Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Për Sanchezin thuhet se interesim kanë shprehur edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germain, ai spanjoll, Real Madridi dhe ai gjerman, Bayern Munich.

Related posts

MESSI I RI/ Talenti rekordmen jashtë planeve të Gattusos, thirret nga Kroacia

Isa.Autor

ÇFARË TALENTI/ Shikoni SUPER GOLIN e shënuar nga Armando Dobra në Angli (VIDEO)

Delo.autor

KRIZA NEYMAR-CAVANI TEK PSG/ Përfiton Napoli e cila nis negociatat për rikthimin e bujshëm

Isa.Autor

Leave a Comment