Formula 1 Të tjera

Mercedesi krahason sukseset në F1

Shefi i skuadrës së Mercedesit në Formula 1 i cilësoi si të ngjashme dhe po kaq ekzaltuese fitoret e titujve për pilotë dhe konstruktorë këtë vit, po aq sa ato në vitin 2014.

Sezoni që sapo u mbyll shënjoi për herë të për mbrojtjen e titujve për pilotë dhe konstruktorë nga një skuadër, me gjermanët që prevaluan pavarësisht rivalitetit me Ferrarin.

Mercedesi regjistroi suksesin e dyfishtë në startin e epokës V6 turbo hibride dhe e përsëriti në 3 vjet. “Ishte shumë kënaqësi për ne të ishim para të tjerëve në thuajse çdo garë. Fitorja e titullit të 2017 për mua është thuajse e njëjtë me 2014. Asokohe kishte rëndësi sepse nuk e kishim arritur asnjëherë, por fitorja në këtë vit me gjithë ndryshimet në rregullore ishte provë që projekti ynë funksionon”, tha shefi i Mercedesit.

Toto Wolff beson se sukseset janë fryt i bazave të hedhura në vitin 2010, kur trashëguan gjithçka nga Brown GP.

“Fitoret vijnë falë aftësive të njerëzve dhe burimeve që kemi ndërtuar këto vjet. Këtu, veç financave, nënkuptoj aftësitë teknike dhe njerëzit që kemi”, tha shefi i Mercedesit.

Related posts

Nuk flet asnjëherë për të/ Menaxherja e Schumacher vendosi të bëjë një deklaratë

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton bën mrekullinë në Brazil, “leksion” Verstappen e rihap garën për titull

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen triumfon në Francë, Red Bull “leksion” strategjie Mercedes

Delo.autor

Leave a Comment