Futboll

“Do e ndaj në dysh”, Casemiro kur pyetet për duelin me Douglas Costa në Champions League

Douglas Costa dhe Casemiro tashmë janë shokë ekipi te përfaqësuesja braziliane. Por brenda dy javësh ata do të jenë kundërshtarë në çerekfinalen e Champions League.

Pasi të veshin fanellën e Brazilit ndaj Rusisë dhe Gjermanisë, ata do të rikthehen te Juventus dhe Real Madrid, dy ekipe që do të ndeshen më 3 prill në kompeticonin kryesor evropian.

Dyshja ishte ulur pranë njëri-tjetrit në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Rusisë. Kur pyetet për duelin, Casemiro premtoi, me humor, se nuk do të luante butë ndaj Douglas Costa.

“Do ta ndaj në dysh (qesh). Më vjen keq.”

“Gjithsesi nuk dua të komentoj për ndeshjet e Champions League. Të dy jemi këtu për të përfaqësuar Brazilin. Nuk është koha për të folur për klubet.”

Pra mesfushori defensiv Casemiro do të ishte i gatshëm ta dëmtonte rëndë shokun e ekipit, duke rrezikuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Related posts

E BUJSHME NË ANGLI/ Wenger zbulon kampionët e ardhshëm: Ja klubi do të dominojnë në Premier vitin tjetër

Delo.autor

Ronaldo merr prej dore Real Madridin, dopjeta e tij thyen Eibar

Q.Autor

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Rivaldo i lutet Barcelonës: Mos lejoni që Neymar…

Delo.autor

Leave a Comment