Futboll

Guardiola “masterchef”, hap restorant me kuzhinë katalanase në Manchester

Duket se spanjolli Pep Guardiola ka ndërmend të qëndrojë gjatë në Manchester, ndaj ka vendosur që krahas detyrës së trajnerit të ekipit të City, të nisë edhe një aventurë të re, atë të sipërmarrësit.

Trajneri do të hapë një restorant me gatime tradicionale katalanse në Manchester dhe në këtë biznes do të bashkëpunojë me dy ortakë dhe bizensmenë të njohur, Txiki Begiristain dhe Ferran Soriano.

Së bashku, ata kanë punësuar një nga guzhinierët me të mirë spanjollë, Pacom Perez, i cilësuar si “mjeshtër i guzhinës moderne spanjolle”, por që në restorantin e ri do t’i dedikohet tërësisht guzhinës katalanase.

Ky restorant i ri fillimisht do të jetë i limituar, me vetëm 120 persona që mund të rezervojnë dhe shijojnë ushqimet katalanase, por pritet që të ketë një sukses të madh, duke qenë se i përfshirë në këtë biznes është vetë Pep Guardiola.

Related posts

U PRIT ME “SKEPTICIZËM”/ Klopp: Shaqiri nuk është gati për të zënë vendin e ish-yllit të ekipit…

Delo.autor

Di Maria dhe Xavi tregojnë se cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Sadik.Autor

LA FUTBOLLIN PËR TË XHIRUAR P*RNO/ Modelja britanike çmend fansat me postimet e fundit (FOTOT)

F.autor

Leave a Comment