Boks

Florian Marku sfidon rivalin serb në Tiranë, më 18 maj

Pas fitores me boshnjakun Xhevat Mutfic në Straz të Austrisë në kategorinë e boksit, kampioni shqiptar i kick-box, Florian Marku, do të ngjitet në ring më 18 maj.

Në një sfidë që do të zhvillohet në Tiranë, Marku do të sfidoj serbin Sladjan Dragisic në sportin që e bëri atë të njohur, kick-box.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë 25 vjeçari nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Për herë të parë do ndeshem në vendin tim, në SHQIPËRI në TIRANË… Më 18 maj është ndeshja e radhës kundër serbit Sladjan Dragisic”,-shkruan Marku.

Related posts

Tyson Fury paralajmëron rikthimin: Së shpejti do mësoni lajmin e madh

Q.Autor

Nuk i ndahet stërvitjes/ Florian MARKU i dërgon mesazh publikut: Po përmirësohem…

Isa.Autor

Mayweather shijon pushimet duke parë yjet e NBA-së në “All Star Game”

Q.Autor

Leave a Comment