Futboll

Edin Dzeko: Roma nuk është qingj kurbani

Edin Dzeko beson se Roma do të jetë një kundërshtar i denjë për Barcelona-n në çerekfinalen e Champions League.

Ujqërit kanë një reputacion për surprizat në kompeticionet evropiane këtë sezon, duke dalë në vend të parë të grupit të “ferrit” ndaj Chelsesa dhe Atletico Madrid.

“Barcelona është favorite jo vetëm për çerekfinalen, por për të fituar trofeun këtë sezon,” shprehet Dzeko për novelist.hr.

“Por nëse luajmë si ekip mund të shkaktojmë dëme. Nuk dua të duket si klishe por kualifikimi varet nga e gjithë skuadra dhe jo nga një lojtar i vetëm.

“Nuk duhet të harrojmë se pa shpëtimin e Bruno Peres, apo pritjeve të Allison ndaj Shakhtar nuk do të ishim këtu.

“Është hera e parë që prej 2007 që dy skuadra italiane janë në këtë fazë, pra është një arritje e madhe për futbollin italian.

“Roma ka fituar zemrat e shumë sportdashësve pasi u kualifikuam në një grup shumë të vështirë ku priteshim të ishim qengjit e kurbanit, por arritëm të eliminonim Atletico Madrid.

“Futbolli italian po përmirësohet nga viti në vit, kështu që nuk jam i surprizuar që dy klubet kanë arritur mes tetë më të mirëve.”

Related posts

Milani “gjunjëzon” Fiorentinën, Cotrone e Arlind Ajetit bien në Serin B

Sadik.Autor

MESSI MBAN NUMRIN REKORD/ Vetëm 10 futbollistë e kanë fituar të paktën 2 herë “Topin e Artë”!

Delo.autor

DUELI NË DISTANCË/ Komenti EPIK i Georginas për CR7, shpërthejnë KEQ TIFOZËT E MESSIT

Isa.Autor

Leave a Comment