Futboll

Zbulohet me kë është takuar Dybala në Madrid

Shumë zëra kanë qarkulluar për të ardhmen e Paulo Dybala në orët e fundit, sidomos pas udhëtimit të lojtarit në kryeqytetin spanjoll, Madrid. Prezenca e numrit 10 të Juventusit në këtë vend ka ndezur fantazinë e shumë personave në merkato, me lojtarin argjentinas që është përfolur për transferimin te Real Madrid gjatë merkatos së ardhshme. Megjithatë agjenti i Dybala hodhi poshtë të gjitha zërat duke konfirmuar se ai i Paulo në Madrid është thjesht një udhëtim për kënaqësi.

Gjithsesi, nga Spanja lajmet nuk ndalen duke prodhuar informacione të reja për këtë udhëtim të 24-vjeçarit. Ashtu siç zbulon “Marca” së fundmi, të Hënën në darkë, në fakt sulmuesi i Juventusit është takuar vetëm për vetëm me trajnerin e Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone, duke darkuar së bashku në një restorant në Kabuki në qendër të Madridit. Askush tjetër me ta, të dy kanë biseduar qetësisht ballë për ballë. Edhe në këtë rast “Marca” hedh disa hipoteza merkatoje: Dybala mund të jetë zëvendësuesi i ardhshëm i Griezmann te “Los Colchoneros”,. Zërat janë të destinuar të vazhdojnë, të paktën derisa të vijë një përgënjeshtrim zyrtar nga njëra prej palëve.

Related posts

“AI DONTE TË MË…”/ “Juve, të fitojë Champions-in dhe unë do zhvishem si Ferilli. Me Ronaldon…” (FOTO)

F.autor

“SKY SPORTS” PUBLIKON LISTËN/ Cristiano Ronaldo, blerja më e mirë në historinë e Premier League

Delo.autor

Mourinho ultimatum Manchester Unitedit: Transferoni këtë lojtar ose largohem

Sadik.Autor

Leave a Comment