MMA

Ngannou sfidon Brock Lesnar për “ndeshjen e ëndrrave”

Një gjë është e sigurt, situata është nxehur mes Francis Ngannou dhe Derrick Lewis. Por nëse “Grabitqari” do të zgjidhte kundërshtarin e radhës, do të zgjidhte një tjetër “bishë”.

“UFC vendos për kundërshtarin tim të radhës,” shprehet Ngannou në MMA Hour.

“Ka shumë luftëtarë që duan të ndeshen me mua. Po të ishte për mua do të zgjidhja Brock Lesnar.”

Padyshim që do të ishte një përballje intriguese ndërmjet dy peshave të rënda, por pengesat janë të shumta.

Ish-kampioni i UFC Lesnar ka kohë që nuk është ndeshur, dhe herën e fundit mposhti Mark Hunt në UFC 200 në korrik të 2016, një rezultat që u quajt i pavlefshëm më pas kur ai doli pozitiv në testin e anti-dopingut.

Lesnar u pezullua për një vit dhe më pas doli në pension.

“Të lutem Brock, kthehu. Ne kemi nevojë për ty. Dua të ndeshemi bashkë pasi kam kohë që e ëndërroj.

“Më pëlqen ky duel. Ai është i frikshëm, por unë dua ta provoj.”

Related posts

DUELI NDAJ DONALD CERRONE/ McGregor deklaroi se do të fitojë 80 mln dollarë, vjen reagimi i Dana White

Delo.autor

PREMTON SE DO VJEDHË SHFAQJEN/ Florian Marku zbulon kundërshtarin e radhës, ja data e duelit

Delo.autor

FLOYD NDRYSHON SPORT /Mayweather do bëjë debutimin e parë në MMA në Japoni

Isa.Autor

Leave a Comment