Futboll

400 kilometra udhëtim, topi i Botërorit të Rusisë kalon më parë nga… hapësira

Topi me të cilin do të nisë Botërori i Rusisë, në takimin hapës Rusi-Arabi Saudite, do të bëjë më parë një udhëtim në hapësirë. Topi që do të përdoret për herë të parë në ndeshjen e 14 qershorit, do të udhëtojë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, që është 400 kilometra larg tokës.

“Do e marrim topin me vete dhe do e sjellim për ndeshjen e parë” – u shpreh kozmonauti Oleg Artemiev. Në maj, kolegu i tij rus, Anton Shkaplerov do e rikthejë topin në Tokë.

 

Artemiev, që e anonçoi këtë mision nga stacioni hapësinor Baikonur, në Kazakistan, ka njoftuar gjithashtu se me kërkesë të djalit të tij, ai do marrë me vete edhe një lodër nga maskota e Botërorit, ujku i quajtur Zabivaka.

Related posts

KOMBËTARJA nuk e thirri në eleminatore/ “Ylli” i ardhshëm fiton penallti ndaj REALIT

Isa.Autor

LENJANI SHKËLQEN PARA GRUMBULLIMIT/ Mesfushori shqiptar shënon një “perlë” me Sionin në Zvicër (VIDEO)

Delo.autor

SHKËMBIMI DYBALA-GRIEZMANN? Juventus merr vendimin, agjenti i yllit argjentinas drejt Italisë

Delo.autor

Leave a Comment