Futboll

“Rusi 2018” në prag, por cila është ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë?

“Rusi 2018”, kompeticioni më madhor futbollistik për kombëtaret në rang global, ka nisur numërimin mbrapsht, por shumë pak prej tifozëve shqiptarë mund ta mbajnë mend ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për takimin Holandë-Shqipëri të vitit 1964, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Angli 1966”, e përfunduar me fitoren e “tulipanëve” 2-0 ndaj kuqezinjve tanë.

Sfida e parë zyrtare ndërkombëtare për tanët u zhvillua më 24 maj të vitit 1964, në Rotterdam të Holandës, ndeshje në të cilën kombëtarja shqiptare luante me fanella të bardha, e në përbërje kishte emra të mëdhenj të historisë së futbollit tonë, si Panajot Pano, Ali Mema, Robert Jashari, Mikel Janku, Mehdi Bushati, Bahri Ishka, Pavllo Bukoviku, Fatbardh Deliallisi, Lin Shllaku dhe Skënder Halili. Trajner ishte Zyber Konçi.

Përballë një kundërshtari si Holanda, e cila ende nuk kishte mbërritur në epokën e saj të artë, kuqezinjtë e patën thuajse të pamundur të bënin surprizën, teksa edhe në ndeshjen e kthimit në Tiranë u mposhtën me të njëjtin rezultat.

Nga kjo përballje janë publikuar edhe disa foto bardhezi, të nxjerra nga arkivat holandeze. Njëra prej tyre është ajo e formacionit zyrtar të “tulipanëve” përpara nisjes së takimit, ndërsa dy të tjerat janë shkrepur gjatë dyluftimeve mes sulmuesve holandezë dhe mbrojtësve kuqezi të asaj epoke, sikurse edhe momenti i pësimit të golit të dytë. Goli i parë i asaj sfide ishte shënuar me 11-metërsh.

Related posts

NDRYSHIME TË MËDHA NË KLUB/ Ja tre lojtarët që do të largohen të parët nga Real Madrid vitin e ardhshëm…

Delo.autor

Panucci “arnon” kombëtaren/ Ja si pritet të jetë formacioni anti-Uells (FOTO)

Isa.Autor

ARSENAL PAGOI 50 MILIONË EURO PËR THOMAS PARTEY/ I ati i djaloshit injoron keq Juventus dhe Chelsea me këtë deklaratë

Delo.autor

Leave a Comment