Futboll Premier League Sport

KISHTE VËSHTIRËSI ME ZGJIMIN NË MËNGJERS/ Ja historia brilante e blerjes më të shtrenjtë të Tottenham

Tangui Ndombele, blerja më e shtrenjtë në historinë e Totenhemit (65 milionë paund), 5 vite më parë ishte shumë i shëndoshë për të luajtur futboll. Në 2014-ën, karriera e mesfushorit francez dukej e djegur, ndërsa Gingo e linte të largohej në moshën 17-vjeçare, sepse ishte shumë robust. Por këtë javë 22-vjeçari hyri në histori. Forca e tij me topin, shpejtësia shpërthyese dhe cilësia për të hapur mbrojtjet kundërshtare, e bënë francezin që të “hakmerret” ndaj vendimit të drejtuesve të Gingosë.

 

Klubi francez kuptoi talentin e tij, por tha se sjellja dhe pesha nuk do ta lejonin që të bëhej një futbollist. Lionel Ruksel, atëherë trajneri i ekipit të rezervave të Gingosë, tregon për “L’Equipe”: “Nuk vihej në dyshim potenciali i tij dhe ai kishte mentalitetin e duhur, ishte i respektueshëm, por dukej se i mungonte ndërgjegjësimi për të arritur një nivel më të lartë. Kishte vështirësi me zgjimin në mëngjes, ishte mbipeshë dhe nuk e prezantonte veten e tij shumë seriozisht. Ne tregoheshim të sjellshëm me të, të ashpër, por në fund nuk e ndjemë se duhet t’i jepnim një shans”. Kapiteni i tij, Salivan Martinet, tha se pritshmëritë ishin më të larta se realiteti.

“Ai ishte moskokëçarës. Ishte aq i fortë, sa ne prisnim më shumë prej tij, më shumë vazhdimësi. Ai ndoshta nuk u përpoq shumë. Nuk na dha përshtypjen se jepte gjithnjë 100%. Ajo që e dëmtoi atë ishte sjellja jashtë fushe. Ne ishim më pak të talentuar, por e donim më shumë sesa ai”.

Ndombele2

Ndombelesë iu ofrua një kamerdare shpëtimi nga Amjë, klubi në veri të Francës. Trajneri i tij, Patris Desho, tregon se si ngelja e tij në klasë e bëri atë të ndihej keq. “Ishte plot emocione negative, të shkaktuara nga ajo që ai shpresonte dhe realiteti. Ai duhet ta kalonte këtë periudhë të errët”.

Por ishte mënyra e edukimit të tij, i rritur nga dy prindër shumë besimtarë kongolezë në një periferi të ashpër të Parisit, ajo që e ndihmoi futbollistin që të këmbëngulte. Pas dy sezoneve me ekipin e rezervave, ai shpërtheu me ekipin e parë dhe menjëherë u cilësia si një talent. Dhe pasi ndihmoi Amjënë të ngjitej në Ligën e Parë, telefonuan gjigantët e Lionit. Trajneri Bruno Zhenezio e cilësoi si Pogbanë e ri, ndërsa pjesa tjetër është e gjitha histori.

Related posts

Coutinho mund të ishte i Real Madridit, ja pse nuk u realizua

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Neymar rinovon kontratën me PSG-në deri në vitin…

Delo.autor

Ish-mesfushori i Barcelonës: Ronaldo është më i mirë se Messi

Sadik.Autor

Leave a Comment