Futboll La Liga

Liverpool kërkon 150 mln euro, Barça mund të sakrifikojë 2 lojtarë për të ulur çmimin

Philippe Coutinho është gjithnjë dhe më afër Barcelona-s, braziliani mund të zbarkojë në Spanjës gjatë merkaton së ardhshme të janarit. Liverpool kërkon 150 milionë euro për fantazistin, shifër kjo që Barcelona synon ta ulë me përfshirjen e disa lojtarëve gjatë negociatave.

Kështu, sipas “Don Balon”, anglezët mund të jenë të interesuar për Sergi Robero dhe Ivan Rakitic. Të dy këta lojtarë bashkë kushtojnë 70 milionë euro. Nëse katalanasit do të jenë të gatshëm t’i sakrifikojnë kosto e kartonit të Coutinho, i cili ka një vlerë prej 65 milionë eurosh në treg, do të shkonte në 80 milionë euro.

Ylli i Klopp ka luajtur 17 ndeshje deri tani në këtë sezion, në të cilat ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë 8 asiste. Ai ka qenë një nga më të mirët e Liverpool në javën e fundit të kampionatit, me një gol dhe një asist të dhënë në fitoren 4-0 të marrë nga “Të Kuqtë” në fushën e Bournemouth.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ Van Dijk u jep MËSIM mbrojtësve: Kështu ndalet Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Koronavirusi shtyn një tjetër sfidë, shkak infektimet e shumta tek skuadra italiane

Delo.autor

TRONDITET KOMBËTARJA SHQIPTARE/ Dy lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment