Futboll

Porta të bën me dhimbje kokë, Panucci zgjedh titullarin

Trajneri i Shqipërisë, Chiristian Panucci, ka dilema shumë të mëdha për titullarin e portës. Për ndeshjen kundër Norvegjisë janë grumbulluar Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Alban Hoxha. Ky i fundit do të jetë portieri i tretë dhe shanset e tij për të qenë si i parë janë 0. Dilemat e teknikut italian janë ndërmjet Strakoshës dhe Berishës.

Portieri i parë deri tani ka qenë portieri Etrit Berisha, madje ai ka shanse për të qenë dhe kapiten i skuadrës, pasi pas Lilës është futbollisti që ka më shumë ndeshje. Dilema e madhe e Panuccit është forma që po kalon titullari i Lazios, Thomas Strakosha. Dueli mes tij dhe Berishës do të jetë mjaft i fortë, pasi nuk dihet se kush do të luajë nga minuta e parë.

Dëmtimi i Berishës dhe fakti që nuk po stërvitet rregullisht me grupin, por është i diferencuar ka bërë që tekniku italian ta ketë më të lehtë përzgjedhjen. Në ndeshjen kundër Norvegjisë, më 26 mars, në stadiumin “Elbasan Arena”, me shumë mundësi do të luajë nga minuta e parë portieri Strakosha.

Related posts

“TOPI I ARTË”/ Chiellini: Ronaldos ia vodhën, Reali nuk donte që ta fitonte CR7-ta!

Delo.autor

Rivaldo: Neymar, kurrë nuk do të fitojë asgjë të rëndësishme te PSG

Sadik.Autor

“FUTBOLLI NUK ËSHTË PËR HALLEXHINJTË/ “TKZ” reagon ndaj deklaratës së zyrtarit të FSHF-së

Delo.autor

Leave a Comment