Futboll

Lajm i mirë për milanistët, u rikthehet një yll

E ardhmja e Carlos Bacca-s është ende e paqartë. Megjithatë, siç raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, kolumbiani mund të kthehet në Milano. Sulmuesi është i huazuar te Sevilla në kampionatin spanjoll deri në qershor.

Klubi iberik, siç raporton gazeta në fjalë nuk ka rënë dakord me drejtuesit e kuqezinjve për të drejtën e riblerjes të lojtarit për 18 milionë euro që ranë dakord verën e kaluar. Megjithatë, përfaqësuesit e të dy klubeve në fjalë supozohet të takohen për të gjetur një zgjidhje për të vendosur një shifër më të vogël për kartonin e lojtarit.

31-vjeçari ka kontratë me gjigantët e Serie A deri në vitin 2020. Ai ka shënuar 12 gola këtë sezon, 9 prej tyre të realizuar në kampionat. Bacca u bë pjesë e Milan në vitin 2015-të, më pas drejtuesit e klubit e huazuan në 2017-ën te Sevilla, ku vazhdon të luajë edhe sot. Në rast se nuk arrihet akordi për shitjen e tij, atëherë do të rikthehet në urdhrat e Gattusos në “San Siro”.

Related posts

Momentet e fundit të helikopterit dhe zhurma e përplasjes, ja pamjet E FRIKSHME (VIDEO)

Isa.Autor

ZHVILLOI NJË SEZON FANTASTIK NË SERIE B/ Nedim Bajrami nderohet me çmimin e veçantë tek Empoli (FOTO)

Delo.autor

LIVERPOOL-ARSENAL/ Plas sherri mes Klopp dhe Arteta, vetëm stafi eviton kacafytjen mes dy trajnerëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment