Futboll

Neuer nuk rikuperon, Low dhe tifozët zgjedhin portierin titullar të Gjermanisë

Gjermania e Joachim Low duhet të përballet me problemin Manuel Neuer. Portieri i Bayern Munich është i ndalur prej kohësh për shkak të dëmtimit të pësuar në këmbën e majtë, që e ka lënë lojtari larg fushave prej 16 shtatorit të kaluar.

Kapiteni i kombëtares gjermane, kampion i botës katër vite më parë në Brazil, rrezikon të mos rikuperojë për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi. Gjithashtu, para se të dëmtohej ka luajtur 4 ndeshje në total: 3 në kampionat dhe 1 në Champions League. Para kësaj situate, trajneri i Gjermanisë duket se do t’ia besojë portën Marc-Andre Ter Stegen, i cili është portieri i dytë i gjermanëve, por që po zhvillon një sezon shumë të mirë me Barcelona-n.

Pavarësisht deklaratës së Neuer (“Shpresoj të kthehem në pjesën e dytë të sezonit. I duhem Gjermanisë dhe adhuroj të jem në kombëtare”), janë të shumtë ata që kanë humbur shpresat dhe kanë zgjedhur Ter Stegen si zëvendësuesin e tij në Rusi: “Joachim Low është me fat që ka një rezervë si ai, – ka deklaruar ish-mbrojtësi i Barçës, Puyol. – Mendoj se Ter Stegen mund të bëhet një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit”.

Ndërkohë, edhe tifozët gjermanë duket se janë dakord me trajnerin e kombëtares dhe kanë votuar në favor të numrit një të Barcelona-s, në një sondazh të bërë nga mediat gjermane. 50% e 31 mijë votuesve mendojnë se portieri titullar duhet të jetë Ter Stegen. Neuer ka marrë 45% të preferencave, ndërsa 5% i mbetur ka shkuar për Sven Ulreich.

Related posts

Klubi e gradon kapiten për sezonin e ri, Salihi ia shpërblen me dopietë

Isa.Autor

SKËNDERBEU-TEUTA/ Të dy skuadrat synojnë fitoren për biletën e Europës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PREMTUAN SE NUK DO TË KRYENIN MERKATO/ Ja ideja e fundit e drejtuesve të Interit për Papu Gomezin

Delo.autor

Leave a Comment