Futboll

“Lautaro do të ketë një klauzolë 111 milionë € tek Inter”

Agjenti i Lautaro Martinez pretendon se sulmuesi do të ketë një klauzolë 111 milionë euro në kontratën e tij tek Inter.

Duke folur për La Radio de Linea të mërkurën, Beto Yaque ka shpjeguar se Inter do të mundohet ta pozicionojë përkrah një sulmuesi tjetër – pa përmendur emrin e Icardi-t – dhe se si Zikaltrit i hoqën mundësinë Borussia Dortmund për të firmosur me lojtarin.

“Ai do të ketë një klauzolë 111 milionë euro me Inter dhe ata do ta ndërtojnë ekipin rreth tij,” shprehet përfaqësuesi i tij.

“Këtë na ka thënë drejtuesi i Inter. Trajneri do të kishte dëshirë të luante me dy sulmues, dhe njëri prej tyre do të jetë Lautaro.

“Gjithçka është e kryer me Inter. Borussia kishte muaj që interesohej për të por ishte Inter që u tregua më insistues.

“Nuk është çështje parash. Lautaro do të shkojë tek Inter për arsye sportive. Ata e shohin si një blerje të rëndësishme.

“Ai ka nënshkruar një para-kontratë me ta dhe do të shkojë në Milano në qershor.”

Related posts

Valencia-Barcelona, në “Mestalla” luhet për finalen e Kupës së Mbretit

Q.Autor

VLERËSON AFRIMET E REJA TEK TIRNA/ Flet Karabeci: Mos të përsërisim sezonet e fundit…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inzaghi e do me patjetër në skuadër, Lazio më pranë Kumbullës

Delo.autor

Leave a Comment