Futboll La Liga Sport

“E PADENJË DHE TRISHTUESE…”/ Rivaldo kritikon ashpër Barcelonën për Arthur

Rivaldo, legjenda e Barcelonës, ka kritikuar menaxhimin që i ka bërë klubi katalanas çështjes “Arthur”, çka ka bërë që mesfushori brazilian të mos stërvitet më me shokët e skuadrës, pas transferimit te Juventusi: Çështja e Arthur është menaxhuar shumë keq. Gjithçka tregon për një problem të brendshëm. Ishin direktivat e bordit për trajnerin Setién në atë kohë, që të fillonte ta konsideronte Arthur si opsionin e fundit në mesfushë, në pjesën përmbyllëse të La Liga-s. Jam i sigurt që Setién do të donte ta kishte në dispozicion lojtarin, sepse është një nga më të mirët dhe mjaft i dobishëm.

Pra, është e qartë për mua se, së pari, bordi dhe më pas trajneri, vendosën që Arthur nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Barcelonës, sepse ai nuk do të ishte 100% pas marrëveshjes me Juventusin. Është e trishtueshme të shohësh se si po mbaron e gjitha kjo. Me siguri nuk ishte ajo që Arthur donte kur u largua nga Brazili për në Europë. Gjërat nuk duhet të funksionojnë kështu, më duket e padenjë dhe trishtuese për një klub si Barcelona. Shikoni se si po luan Pjanic me normalitet te Juventusi, derisa transferimi përfundimtar të bëhet realitet”.

Related posts

Agjenti i Asamoah takohet me drejtuesit e Interit

Sadik.Autor

TRANSFERIMI I BUJSHËM/ Rroca flet si kuksian: Dua titullin dhe një kampionat më të fortë

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Zbulohet plani i Inzaghi-t, “poker” blerjesh për të përforcuar Inter-in

Delo.autor

Leave a Comment