Futboll

Ylli i Inter bën tifo për Napolin: “Shpresoj të fitojë titullin kampion!”

Napoli ka një tifoz më shumë në rrugëtimin drejt titullit kampion. Bëhet fjalë për yllin e skuadrës së Inter, Milan Skriniar. Ky i fundit, duke folur për të përditshmen sllovake, “Pravda”, nuk bën misteriozin në lidhje me skuadrën që ai preferon të fitojë titullin kampion në Seria A, ai bën tifo për skuadrën partenope.

Rezultate imazhesh për skriniar hamsik

“Shpresoj të fitojë Napoli, vetëm sepse aty luan Marek Hamsik. Do të më pëlqente shumë. Por duhet edhe të shtoj se më pëlqen mënyra se si luan skuadra e Sarrit. E di që nuk do të jetë e lehtë pë rata, sepse Juventus ka individualitete të shkëlqyera që mund të ndikojnë në çdo ndeshje”, u shpreh mbrojtësi që rrezikon të jetë një prej protagonistëve më të kërkuar në merkaton e verës. “Interesimi i City, Barcelona dhe Real? Nuk di asgjë për këto zëra. Shpresoj vetëm që të rikonfirmohem në ndeshjet e ardhshme, jam i përqendruar këtu”, deklaroi Skriniar, i cili duket se nuk ka qëllim të largohet nga ekipi zikaltër për sezonin e ardhshëm.

Related posts

Pse shmanget Agolli? Panucci e thotë troç: Do jetë 38 vjeç për Europian, por kërkoj zëvendësin

Q.Autor

De Biazi e quajti “bir k….”/ Izraeli grumbullon ndaj Shqipërisë sulmuesin që na bëri “gjëmën”

Isa.Autor

PASI “BISHA” DEL NGA KAFAZI/ Karim Benzema prish planet e Real Madridit, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Leave a Comment