Futboll Sport

FUTBOLLISTI I LIVERPOOL AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL/ Denoncimi i vajzës: Mbetëm vetëm dhe filloi të më prekte

Skuadra e Liverpulit është tronditur pasi një vajzë ka akuzuar yllin e ekipit, Nabi Keita, për ngacmim seksual.

“Mbeta vetëm në një festë me të. Pasi të gjithë u larguan ai filloi të më prekte, por unë i thoja ‘jo’ vazhdimisht. Ai madje më ofroi edhe para, por unë refuzova”.

Kështu shprehet vajza nga Manchesteri, Pontso Dlamini, që akuzon futbollistin afrikan.

Vajza zbulon edhe një mesazh në telefon që i ka dërguar nënës së vet ku i kërkon të vijë ta marrë me taksi pasi Keita i kishte ofruar 1 mijë stërlina që të qëndronte me të.

Dlamini i ka publikuar në “Twitter” mesazhet me nënën e saj dhe madje ka shkuar edhe në polici për ta denoncuar.

“Më 18 janar të 2020 u sulmova seksualisht nga lojtari i Liverpoolit, Nabi Keita. E denoncova në polici me gjithë provat ku dëgjohen njerëzit e tij që kërkojnë të më takojnë për të më kërkuar falje. Ata më thonë se është fjala ime kundër së tijës, në djall sistemi që më shkatërroi”, shkruan vajza.

Related posts

Kupa e Gjermanisë/ Bayern dhe Leverkusen synojnë gjysmëfinalet

Q.Autor

ME 6 MIJË TIFOZË NË KRAH/ Vllaznia vë në jetë një kryevepër, por në Reikjavik tani duhet një mrekulli

F.autor

BARCELONA-VALENCIA/ Messi ngushton shifrat dhe mban gjallë shpresat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment