Futboll Seria A Sport

KRIZA FINANCIARE/ Juventus u kërkon lojtarëve të shtyjnë rrogat për 4 muaj, ja shkaku…

Misioni është zvogëlimi i peshës së rrogave në bilancet e shkatërruara si pasojë e pandemisë, një problem i përbashkët i të gjitha klubeve të mëdha italiane dhe jo vetëm. Shumë është shkruar dhe folur për Interin, duke parë vështirësitë financiare të cilat “Suningu” po përpiqet që t’i zgjidhë, por edhe te Juvja, kjo çështje është shumë serioze dhe rrezikon që të shndërrohet në një problem akoma më të madh në rast se mungon kualifikimi në Champions.

Një oksigjen do të vinte po të shmangeshin disa nga rrogat më të larta në klub, disa prej të cilave janë edhe të tepruara. Nuk është vetëm rasti i Kristiano Ronaldos me 31 milionë eurot e tij në vit, por janë edhe rroga kampionësh të tjerë si Dibala (7.3 milionë) apo ato të Rabiosë dhe Ramsejt (7 milionë për të dy), që duke parë rezultatet sportive, janë zhgënjyese. Dhe në javët e ardhshme, klubi do t’u kërkojë lojtarëve që të paktën të shtyjnë me të paktën disa muaj pagesat e tyre.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” dhe “Calcio&FInanza”, lojtarëve do t’u kërkohet që të shtyjnë pagat e periudhës mars-qershor 2021. Një propozim i tillë u bë edhe sezonin e shkuar, duke sjellë edhe pranimin kolektiv të uljes së rrogës. Në mars të vitit të shkuar, klubi arriti marrëveshjen për shtyrjen e rrogës për 4 muaj, e cila do të rikuperohej me dy muaj në dy sezonet pasardhëse. Lojtarët pranuan të sakrifikojnë 1.5 muaj nga paga e tyre, e cila në total e ndihmoi klubin me 33.75 milionë euro. Por, këtë vit bëhet fjalë vetëm për shtyrje page, diçka të ngjashme siç bëri Interi me lojtarët e tij këtë sezon.

Related posts

E BUJSHME/ BARCELONA hidhet në sulm për FRANCEZIN, merr një ”asist” nga…

Isa.Autor

ISH-LOJTARI I “DJAJVE TË KUQ”/ Louis Saha: Ky është trajneri ideal për Manchester Unitedin…

Delo.autor

SASSUOLO-JUVENTUS/ “bardhezinjtë” realizojnë dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment