Futboll

Ylber Ramadani: Falënderoj Panuccin për besimin, dua t’ia shpërblej!

Nga Durrësi, ku është grumbulluar kombëtarja jonë kuqezi dhe po stërvitet për miqësoren ndaj Norvegjisë, kanë dalë në konferencë për shtyp dy lojtarë, nga të thirrurit e Christian Panuccit. Fjala është për mesfushorin Ylber Ramadani, që luan në Danimarkë, dhe mbrojtësin Naser Aliji, që luan në Seria B, Itali. Ish-mesfushori i Partizanit ka nënvizuar në fjalën e tij: “Çdo lojtar ka dëshirë të luajë nga minuta e parë. Trajneri vendos.

Grupi është shumë i mirë dhe i harmonizuar. Nuk është problem kush luan titullar. Dua ta falënderoj trajnerin për besimin që më ka dhënë dhe dua t’ia shpërblej. Nëse futem në fushë do të jap maksimumin, pastaj Panucci do të vendosë nëse do të jem në vazhdimësi. E kam pritur që kur isha fëmijë ftesën për në kombëtare. Konkurrenca dhe Sormani? Konkurrenca është e fortë dhe kjo është gjë e mirë. Do të jap maksimumin që një ditë të luaj titullar.

Ende nuk dihet se kush do të luajë ndaj Norvegjisë, por do të më vinte mirë nëse do të jem që nga minuta e parë. Trajneri Sormami ka punuar shumë me mua në Danimarka. Sormani dhe Panucci janë të ngjashëm. Te Kombërarja A ka më shumë përgjegjësi se te U-21. Te Shpresat na ka munguar disi fati, por këtu ka më shumë përgjegjësi. Po punojmë që të jemi mirë fizikisht. Do të futemi në fushë për të fituar me Norvegjinë dhe për moralin e ekipit. Duhet të impenjohemi dhe të mendojmë edhe për të ardhmen”.

Related posts

COPPA ITALIA/ Derbi Inter-Milan në çerekfinale, ja data kur do të zhvillohet ndeshja…

Delo.autor

MERKATO NË SUPERIORE/ Sa shumë lëvizje deri tani, mësoni klubin që nuk ka bërë ende asnjë afrim

Delo.autor

PAMJET/ Nuk rreshti së vrapuari asnjë sekondë, Bellingham i ndodh e papritura

F.autor

Leave a Comment