Futboll

Mbrojtësi driblon kapitenin: S’dua të zëvendësoj Agollin, por të jem Aliji

Nga Durrësi, ku është grumbulluar kombëtarja jonë kuqezi dhe po stërvitet për miqësoren ndaj Norvegjisë, kanë dalë në konferencë për shtyp dy lojtarë, nga të thirrurit e Christian Panuccit. Fjala është për mesfushorin Ylber Ramadani, që luan në Danimarkë, dhe mbrojtësin Naser Aliji, që luan në Seria B, Itali.

Ky i fundit, mes të tjerash, ka nënvizuar: “Agolli nuk është grumbulluar, a ka ardhur momenti im? Po, një shans shumë i madh për mua, sepse Ansi nuk është grumbulluar. Shpresoj që të jem pjesë e formacionit jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe në vazhdimësi. Panucci më ka ndihmuar shumë dhe dua ta falënderoj. Nuk është normale që ta grumbullojë një lojtar pa ekip. Ka qenë një mundësi e mirë për të treguar veten dhe për të gjetur ekipin e ri.

Trajneri Panucci më ka kërkuar të jem i gatshëm dhe të bëj stërvitje çdo ditë për të qenë mirë fizikisht. Nuk doja të rrija pa ekip, tani jam në Seria B me Virtus Entella dhe duhet të tregoj veten. Unë jam në formë shumë të mirë dhe në fund vendos trajneri për formacionin. Nuk dua të zëvendësoj Ansin, sepse jemi pak ndryshe.

Unë dua të jem Aliji. Ansi ka vite në skuadër dhe është një person shumë pozitiv. Ku ndryshon Panucci nga De Biasi? Trajnerët italianë kanë pak a shumë të njëjtën taktikë. Kanë ndryshuar gjëra të vogla me Panuccin trajner, por jo shumë”.

Related posts

DISFATA E INTER NË “SAN SIRO”/ Fabio Capello fajëson “bomberin”: Lukaku kishte tre mundësi të arta, por…

Delo.autor

De Rossi nuk ka asnjë dyshim: Kjo Romë është e fortë, ne mund të fitojmë

Isa.Autor

“VAN GAAL TRAJNER I MADH”/ Van Dijk: Mali i Zi është një kundërshtar i vështirë, me Norvegjinë festojmë…

Delo.autor

Leave a Comment