Futboll

Iniesta: “Ende nuk kam vendosur të qëndroj apo të largohem nga Barcelona”

Iniesta ende nuk e ka të qartë nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Barcelonë, apo do t’i thotë lamtumirë klubit nga “Camp Nou” pas më shumë se 20 viteve.

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, e ka bërë të qartë se arsyeja se pse po e mendon largimin nga klubi fanellën e të cilës e barti për më shumë se 20 vite, është nga frika se nuk mund të japë atë çka kërkohet për shkak se në maj mbush 34 vjet.

“Nuk kam vendosur ende 100% nëse do të qëndrojë apo të largohem”, tha Iniesta. “Nëse qëndroj, do të jetë sepse mund të performoj 200%”.

“Nëse largohem, do të jetë sepse nuk mund të jap 200% që klubi kërkon dhe e meriton nga unë. Ky është dyshimi që kam”, theksoi mes tjerash 33 vjeçari, që gjithashtu paralajmëroi se mund të pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës pas Kupës së Botës në Rusi.

Iniesta është pjesë e Barcelonës që nga viti 1996. Ai rrjedh nga shkolla “La Masia”, pjesë e ekipit të parë u bë në vitin 2002. Që nga atëherë, ka bërë 663 paraqitje duke shënuar 56 gola, teksa ka fituar 30 tituj.

Related posts

AMIR RRAHMANI FANTASTIK/ Ja çfarë bën sulmuesi i Veronës përballë portierit të “Kuqezinjve”

Delo.autor

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Pas një asist nga Jesus, talenti Foden ndëshkon “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

Zyrtare: Safet Gjici thyen një “tabu”, lëvizja e fundit tek Kukësi

Isa.Autor

Leave a Comment