Futboll Seria A Sport

MIHAJLOVIC FALENDERON LEAON/ Dëmshpërblimin prej 3 milionë eurosh e paguan talenti i Milanit!

Rafael Leao duhet të paguajë te Sporting Lisbona 16.5 mln euro pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që i dha të drejtë klubit portugez për “arratisjen” e sulmuesit dhe prishjen e kontratës në mënyrë individuale dhe jo unanime (u transferua te Lille me zero euro).

Milani, pasi është vënë në dijeni të kësaj situate dhe të gjobës që duhet të paguajë portugezi, ka mbajtur qëndrim asnjanës dhe nuk do të ndihmojë ekonomikisht lojtarin që u ble nga Lille për 35 mln euro.

“Record”, sakaq, shkruan dhe se me një këst të parave që Leao ka për të paguar, Sporting ka ndër mend që të shlyejë Sinisa Mihajlovic (3 mln euro), duke qenë se e shkarkoi disa ditë pasi ishte emëruar, kohë më parë.

Related posts

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Messi dyfishon shifrat për “katalanasit”

Delo.autor

“AFRIMET E REJA TA TREGOJNË VETEN NË FUSHË”/ Trajneri Egbo: Mendoj Europën, Superiorja krenare

Delo.autor

REALI NDIEN ERË GJAKU/ “Galaktikët” hidhen në sulm total për yllin e Juventusit

F.autor

Leave a Comment