Futboll Seria A

Allegri vlerëson Dybalan: Dua që të rikthehet si më parë

Massimilliano Allegrit i pëlqen roli i ri i Paulo Dybalas në fitoren e Genoas me rezultat 2-0.

Argjentinasi luajti si qendër-sulmues në formacionin 4-3-3 pasi që në dy ndeshjet e fundit nuk luajti si startues në Serie A.

“Dybala pati një performancë të mirë, ashtu sikurse edhe i gjithë ekipi. Ne të gjithë duam që Dybala të kthehet në Dybalan e vjetër, pasi është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Ai kishte nevojë për një performancë të mirë, mbi të gjitha të realizoj një gol, e cila i ka ndihmuar të gjejë qetësi dhe besim”.

“Dybala duhet të përqendrohet vetëm në bërjen e gjërave të thjeshta. Ai nuk ka nevojë të provojë veten në çdo lojë të vetme, pasi kjo vetëm rrit presionin. Ai duhet të luajë ashtu sikurse sonte”, tha Allegri.

Juve në çerekfinale do të takohet me skuadrën e Torinos. Kjo e fundit arriti të triumfoj si mysafire e ekipit të Romës me rezultat 2-1.

Related posts

Formacioni i Kroacisë, super-lajm për ballkanasit para finales (FOTO)

Sadik.Autor

PASI REALIZOI NJË “PERLË”/ Anësori anulon golin spektakolar të Cutrones (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Befasi në ‘Anfield’, Everton barazon rezultatin ndaj Liverpool

Q.Autor

Leave a Comment