Futboll

Nëse ikën Griezmann, Atletico Madrid do të ofrojë 120 milionë për Dybala

Eshtë pasojë logjike e takimit të Diego Simeones dhe Paulo Dybala në Madrid. Thashethemet kanë kërcyer tashmë për ardhjen e argjentinasit tek Atletico Madrid. “Daily Mail” raporton që, në rast se vendimi i Griezmann për ta lënë skuadrën e Atletico, drejtuesit e klubit në fjalë spanjoll do të jenë të gatshëm për të bërë një ofertë prej 120 milionë euro për sulmuesin e Juventusit, më i miri në qarkullim, që “Cholo” do ta dëshironte.

Duket një operacion pothuajse i pamundur, pasi, ndër të tjera, klubi i Madridit ka besim në vazhdimësinë e francezit, pas dëgjimit të fjalës së tij në konferencën për shtyp me kombëtaren, në të cilën tha se nuk kishte parë asnjë arsye për t’u larguar nga skuadra aktuale.

Dybala është, gjithashtu, i paprekshëm për Juven. Bardhezinjtë deri më tani nuk kanë pranuar të negociojnë me fuqitë e mëdha, që kanë treguar interes për lojtarin e tyre referues. Dybala ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 5 asiste deri më tani, këtë sezon. Në moshën 24-vjeçare, ai ka tri sezone në nivelin më të lartë të futbollit italian, por nuk u llogarit nga trajneri Sampaoli për skuadrën kombëtare argjentinase në miqësoret e këtij muaji.

Related posts

E PABESUESHME NË BOTËRORIN PËR FEMRA/ Mesfushorja e Gjermanisë i befason të gjithë, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Inter mposht Milanin dhe arrin finalen

F.autor

Tare përgatit goditjet e bujshme në merkato, në skenë edhe Xhovinko

Isa.Autor

Leave a Comment