Futboll

Memushaj qëndron në Serie A, e kërkon klubi i shokut të Kombëtares

Aventura e Ledian Memushaj mund të mbyllet përpara kohe tek Benevento. Me afrimin e trajnerit të ri Roberto De Zerbi situata ka ndryshuar.

Mesfushori pati një përplasje me trajnerin dhe nga ai moment ai nuk e shikon më si pjesë të rëndësishme të skuadrës. Nga ky konfrontim Memushaj nuk gjeti shumë hapësirë në formacion. Një sinjal se De Zerbi nuk e pëlqeu atë u kuptua, pavarësisht se ai kishte përsëritur se nuk do t’i mbante inat.

Në këtë moment e ardhmja e Memushaj është e paqartë tek Benevento dhe në merkaton e verës mesfushori mund të ndryshojë ekip, por mund të mbetet sërish në Serie A.

Benevento është me një këmbë në Serie B, megjithatë mesfushori vlonjat ka tërhequr interesin e Crotone dhe mund të transferohet tek skuadra e Ajetit në merkaton e verës raporton “Tuttomercatoweb.com”.

Related posts

FAZA PËRGATITORE/ “Dhimbje koke” për trajnerin Shehi, humb stërvitjen titullari i Tiranës…

Delo.autor

HUMBJE BEFASUESE/ Barcelona mposhtet nga Real Betis, Xavi pëson disfatën e parë

Delo.autor

Harrojeni Hazardin/ Real Madrid gjen zëvendësuesin e Ronaldos brenda familjes

Isa.Autor

Leave a Comment