Futboll

Italia, zbulohen 5 kandidatët dhe shanset e tyre për pankinën azzurre

Nesër kundër Messit, fenomenit universal, Italia do të luajë ndeshjen e 803-të të historisë së saj, por për të diskutuar ndeshjen e saj të 83 botërore do të duhet të presë të paktën edhe 4 vite të tjerë. Ndërkohë, duhet bërë një zgjedhje, ajo më e mira për të emëruar trajnerin e ardhshëm në krye të pankinës azzurre, aty ku provizorisht qëndron Gigi Di Biagio. Ndonëse akoma jo emrin, federata ka përcaktuar axhendën, duke paralajmëruar se emërimi i trajnerit të ri do të vijë në mes të muajit maj, pas përfundimit të kampionateve, ndërkohë që debutimi i tij do të bëhet më datë 1 qershor, kundër Francës.

Për momentin 5 janë kandidatët kryesorë për pankinën e Italisë, dhe “Corriere dello Sport” ka përcaktuar edhe përqindjet e mundësive për secilin prej tyre, duke renditur në krye të listës, Roberto Mancini. 53-vjeçari, aktualisht trajner i Zenit shihet si favorit me 30% shanse emërimi. Motivim maksimal, aftësi taktike, imazh pozitiv, 13 tituj të siguruar në karrierë, mes Italisë, Anglisë dhe Turqisë.

Në vend të dytë pozicionohet Carlo Ancelotti. 58-vjeçari kuotohet me 20% mundësi që të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Italisë. Në favor të veteranit janë eksperienca e madhe ndërkombëtare, menaxhimi i dhomës së zhveshjes, vitrinë të pasur trofesh, 20 tituj kombëtar dhe ndërkombëtarë.

Me të njëjtën përqindje shansesh, 20% kuotohet edhe trajneri aktual i Chelseas, Antonio Conte, kampion në fuqi i Premier League me “Blutë e Londrës”. Conte zotëron njohje të mirë të ambientit, ka dëshirë revanshi, determinacion, ka udhëhequr edhe më parë kombëtaren italiane në Europianin e Francë 2016.

Me 10% shanse kuotohet Claudio Ranieri, më i vjetri mes kandidatëve për kreun e pankinës azzurre. 66-vjeçari drejton aktualisht Nantes në Ligue 1. Ranieri ka eksperiencë në Italid he në perëndim, sintezë të futbollit italian, konkretizim. Ka 7 tituj në vitrinën e trofeve, mes Italisë, Spanjës, Anglisë dhe Francës.

Të njëjtën përqindje shansesh zotëron edhe drejtuesi aktual i komanduar në krye të përfaqësueses së Italisë, Luigi Di Biagio. 46-vjeçari, më i riu mes kandidatëve ka eksperiencë në federatë, njohje të të rinjve të Italisë, por mbi të gjitha mund të kontraktohet për një shumë modeste parash. Ka qenë ish-trajneri i U-21. Pas një epserience në Cisco Roma, ka drejtuar gjithmonë ekipet zinxhir të Italisë.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT E LARGIMIT/ Ter Stegen: Doja ta braktisja Barcelonën në vitin…

Delo.autor

MILAN-JUVENTUS/ Pas një asist nga Kulusevski, McKennie nuk fal ndaj “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

BEFASON KLUBI I PREMIER/ Shkarkon trajnerin 2 javë para fundit të kampionatit, John Terry pretendent për të marrë “timonin”

Delo.autor

Leave a Comment