Futboll

U largua drejt SHBA/ Njihuni me karrierën e pasur të Ibrahimovic në Europë

Suedezi Zlatan Ibrahimović filloi karrierën e tij te Malmö FF vonë në vitet 1990′ përpara se të blihej nga Ajax, ku ai krijoi një emër për veten e tiij nën drejtimin e Ronald Koeman.

Në vitin 2005 firmosi me Juventusin  për 16 milion, ku fitoi famë në Seria A duke përfituar nga bashkpunimi i tij në sulm sëbashku me francezin David Trezeguet. Pas një vitin firmosi me rivalët e Interit, ku fitoi disa çmime individuale si Oscar del Calcio italian dhe Topin e Artë, duke u shpallur edhe në UEFA Skuadrën e Vitit në vitet 2007 dhe 2009, duke shtuar edhe fitimin e çmimit si golashënuesi më i mirë në sezonin 2008–09 dhe fitimin e tre Tituj rresht.

Në verën e vitit 2009, ai u transferua te Barcelona. Periudha e qëndrimit të tij në klub ishte e shkurtër, duke bërë që në seznin e ardhshëm të rikthehej në Itali tekMilani, në një marrëveshje që e bëri një nga futbollistët më të paguar në botë, duke i kushtuar klubit italian 24 milion €. Ai firmosi me klubin francez Paris Saint-Germain në korrik 2012.

Ibrahimović është një nga dhjetë lojtarët që ka zhvilluar 100 ose më shumë paraqitje për kombëtaren suedeze, dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 54 gola.

Ai ka përfaqsuar Suedinë në edicionet 2002 dhe 2006 të Kupës së Botës dhe në edicionet 2004, 2008 dhe 2012 të Kampionatit Europian.

Përgatiti: AlpeNews.al

nj

Related posts

E BUJSHME/ ARSENAL ofron 50 milion euro për “yllin” e Bayern Munchen

Isa.Autor

Pa Suarez dhe Busquets, Barça synon ta vazhdojë ecurinë pa humbje në La Liga

Q.Autor

TRAJNERI I ROMËS “NË FIJE TË PERIT”/ Reali dhe Interi vendosin fatin e Di Francescos

Isa.Autor

Leave a Comment