Futboll

Portugali-Egjipt, ja pse s’ka favorit në këtë ndeshje

Zyrihu është vendi që do të presë miqësoren mes Portugalisë dhe Egjiptit. Të dy formacionet synojnë të zhvillojnë një përgatitje të mirë në prag të Kupës së Botës.

Ronaldo me shokë kanë arritur të sigurojnë vendin e parë në grupin kualifikuese falë fitores të marrë në javën e fundit kundër Zvicrës, e cila është mundur me rezultatin 2-0.

Kampionët në fuqi të Europës do të kërkojnë të bëjnë një paraqitje të mirë edhe në Kupën e Botës, ku objektivi minimal do të jetë të jenë në lojë në fazat finale të kompeticionit.

Ndërkohë, skuadra e Hector Cuper e ka parë veten mes më të mirave të botës pasi ka dalë e para në grupin kualifikues.

Edhe pse të gjithë e konsideronin Ganën si rivalin e tyre kryesore, Uganda ka qenë ajo që i ka krijuar më shumë vështirësi Egjiptit, që ka zhvilluara disa ndeshje shumë të forta.

Pavarësisht se kanë pësuar vetëm katër gola në fazën kualifikuese, ata nuk kanë arritur të bëjnë më mirë në fazën sulmuese.

Humbja e tyre e vetme ka ardhur kundër Ugandës në transfertë, por fitorja e marrë kundër Kongos i ka dhuruar atyre kualifikimin në Rusi 2018. Këto dy përfaqësuese janë ndeshur dy herë të tjera në të kaluarën dhe secila prej tyre ka marrë nga një fitore. Në të dy rastet ekipi fitues ka shënuar dy gola.

 

Related posts

PSG INTERESOHET PËR PORTUGEZIN/ Ja 3 motivet e Mourinhos për të pranuar oferën

Delo.autor

“ISHTE NJË NXITIM I IMI”/ Bëri gafën e shekullit, portieri i Spanjës tregon si “ra dëshmor”… (VIDEO)

Delo.autor

Çmenduri me fanellat e Ronaldos/ Juve ka shitur aq shumë sa mund të blejë MILANIN

Isa.Autor

Leave a Comment