Futboll La Liga

Barcelona e do në verë, mesfushori Gremio zbulon dëshirat

Arthur Melo, mesfushori i Gremio-s për të cilin Barça ka një opsion preferencial për ta bërë efektiv në korrikun e ardhshëm duke mos pritur deri në janar të vitit 2019, ka folur për Mundo Deportivo-n. Arthur ka shpjeguar të gjithë detajet rreth transferimit të tij te Barcelona dhe se si kanë ndodhur të gjitha negociatat mes Gremio-s dhe klubit blaugrana për afro 30 milion euro.

“Kur kuptova se Gremio dhe Barcelona kishin arritur në një marrëveshje për mua, ishte diçka emocionuese. Barcelona është ekipi që unë kam ëndërruar gjithnjë që të luaj”.

Mbi mundësinë që mund të firmosë në verë dhe jo në janar, siç është rënë dakord, Arthur shpjegon se: “Barcelona duhet të ulet me drejtuesit dhe çdo gjë që ata do të vendosin, do të jetë më e mira për mua”.

Në të njëjtën intervistë, Arthur shpjegon se do të jetë shumë i emocionuar nëse në Camp Nou do të luajë krah Andres Iniesta-s, për të cilin ai e quan “idhull”, por që në momentin që flasim nuk është e sigurt nëse do të vazhdojë gjatë sezonit të ardhshëm me blaugranat, pasi mendohet se ka marrë një propozim zyrtar nga Superliga e Kinës për të luajtur atje. 

Related posts

CHAMPIONS PËR TË RINJ/ Shikoni si talenti i PSG-së turpëron portierin e Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ I la Ferrarin lavazhierit, ai ia bën copash. Surpriza e pakëndshme e portierit italian

Delo.autor

ARSENAL-CARDIFF/ “Topçinjtë” dyfishojnë shifrat, shënon Lacazette

Delo.autor

Leave a Comment