Të tjera

Roger Federer: Në Majemi për revansh dhe mbrojtur “Numrin 1”

Pasi humbin finalen e Indian Wells, tenisti zviceran Roger Federer përgatiet për një tjetër turne ku do të luajë për të mbrojtur titullin fituar vjet, atë të Majemit. Numri 1 në botë do të debutojë në Majemi ndaj Thanasi Kokkinakis. Koha në dispozicion për të rimarrë veten nuk ka qenë e mjaftueshme, por Federer shpreson të bëjë një tjetër turne të mirë. “Sot ndihem mirë. Duhen disa ditë për të qenë në formën optimale pas një turneu intensive siç janë ata Masters, për të rikuperuar 100%. Gjithsesi, problemi më i madh ishte rikuperimi nga ana mendore, pasi u zhgënjeva që humba një finale që kisha mundësi ta fitoja”, tha Federer.

Nuk jam stërvitur shumë, pasi kam udhëtuar edhe në Chicago, ndërsa në Majemi kam qëndruar më shumë në pishinë e plazh. Kamm fjetur shumë për të rikuperuar fizikisht dhe kam zhvilluar vetëm dy seanca stërvitore”, tha tenisti zviceran, që synon të ruajë kreun e renditjes botërore edhe pas këtij turneu. “Dua të fitoj sërish një turne dhe të qëndroj numri 1 në botë sa më gjatë të jetë e mundur. Turneu masters i Majemit është po aq i vështirë sa ai i Indian Wells dhe surprizat mund të jenë të mëdha. Gjithsesi, për të qenë më i miri duhet të fitosh ndaj më të mirëve, ndaj nuk më tremb kjo gjë, pasi luaj për t’u argëtuar”, tha Federer, që për të qëndruar numri 1 në botë duhet të fitojë të paktën 3 ndeshje në Masterin e Majemit, pra të kualifikohet deri në çerekfinale.

Related posts

BEFASON SËRISH ISH-PILOTI I FORMULA 1/ Fernando Alonso përgatitet për rally Dakar

Delo.autor

LONDRA VISHET KUQ E ZI/ Florian Marku në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës

F.autor

LUFTA/ Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i jep dritën e gjelbër përjashtimit të Rusisë nga aktivitetet sportive

Delo.autor

Leave a Comment