Moto GP

MotoGP/ Jorge Lorenzo fikson objektivin e sezonit të ri

Piloti spanjoll i Ducati, Jorge Lorenzo, theksoi se objektivi i tij kryesor është të shpallet kampioni dytë i botës me këtë skuadër. “Duhet të fitoj një çmim të madh dhe më pas të dytin, të tretin, e kështu me radhë. Vetëm kështu do të arrijmë diçka. Dukati ka bërë një punë shumë të mirë gjatë testeve dimërore dhe motori xhiron më mirë. Gjithashtu jemi edhe më të shpejtë.”

Lorenzo nuk arriti ta përfundonte garën e parë në Katar për shkak të një problemi me frenat, por gjithsesi piloti nuk e dramatizon këtë fakt: “Në MotoGP nuk mund të afirmosh asgjë, çdo gjë është shumë e ekuilibruar dhe gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt, nga një garë në tjetrën. Për këtë arsye duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe rezultatet do të vijnë vet. Në garën e Katarit isha duke u rikuperuar, dhe në Argjentinë duhet të mbajmë të njëjtën linjë pune që kemi bërë deri tani.”

Në garën e Katarit, triumfues ishte shoku i tij i skuadrës, italiani Andrea Dovizioso, i cili arriti suksesin në xhiron e fundit në një duel emocionues me Marc Marquez. Jorge Lorenzo mendon se suksesi i tij ishte plotësisht i merituar: “Jam i kënaqur për Ducatin dhe Dovizioso, pasi ai është një pilot shumë inteligjent dhe në garën në fund me Marquez tregoi se mund të marrë maksmuminin nga ky motor i veçantë”.

Related posts

MOTO GP/ Koronavirusi gjunjëzon një tjetër pistë, Amerika zyrtarizon tërheqjen

Delo.autor

MOTO GP/ Piloti spanjoll triumfon në Çmimin e Madh të Holandës (FOTO)

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez dominon në SHBA, Doviziozio kryeson renditjen

Sadik.Autor

Leave a Comment